Nga Kaçaniku në skenën e Shkupit: Komuna e Çairit nderon veprën e kompozitorit Rauf Dhomi

SHKUP – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar lart kontributin e kompozitorit të mirënjohur Rauf Dhomi, vepra e të cilit ngjitet sonte në skenën e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup. Ky aktivitet organizohet në shenjë nderimi për përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

 

Mirënjohje për gjurmët në kulturën shqiptare

Gjatë ditës, kryetari Mexhiti priti në një takim zyrtar regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe drejtorin e Operës, Meriton Ferizi. Në këtë takim, Mexhiti ndau një mirënjohje të veçantë nga Komuna e Çairit për mjeshtrin Rauf Dhomi.

“Në një atmosferë të ngrohtë e plot respekt, drejtori Ferizi pranoi mirënjohjen për kompozitorin Rauf Dhomi, si shenjë falënderimi për veprën dhe gjurmën që ai ka lënë në kulturën shqiptare,” u shpreh Mexhiti, duke shtuar se ky nderim lidh kujtesën kolektive me emocionin e skenës.

Arti si urë lidhëse

Vepra që do të shfaqet sonte pasqyron historinë dhe sakrificën e shqiptarëve ndër breza, duke filluar nga toka e Kaçanikut. Për Komunën e Çairit dhe kryetarin e saj, ky bashkëpunim me institucionet kulturore është një hap drejt lartësimit të vlerave kombëtare në kryeqytet.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT