Vetëm pak minuta më parë është publikuar videoklipi më i ri i këngëtarit Besart Abdurahmani, një projekt që vjen me emocione të forta dhe një mesazh që prek zemrat e shumë mërgimtarëve shqiptarë.
Kënga trajton dhimbjen e largimit, mallin për familjen dhe kujtimet për vendlindjen, duke sjellë një atmosferë të ndjerë përmes interpretimit dhe skenave të realizuara me kujdes artistik. Projekti pritet të marrë vëmendje të madhe nga publiku, sidomos nga ata që jetojnë larg atdheut dhe e përjetojnë çdo ditë ndjenjën e gurbetit.
Për muzikën, orkestrimin dhe tekstin është përkujdesur Arflet Selmani, i cili ka realizuar edhe mix/mastering-un e këngës. Audio është punuar në EI-SOUND STUDIO, ndërsa videoklipi është realizuar dhe drejtuar nga Lavdrim Alili.
Me këtë projekt, Besart Abdurahmani sjell një tjetër këngë që lidhet drejtpërdrejt me emocionet dhe realitetin e shumë shqiptarëve në mërgatë.


