Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos si drejtues i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Në deklaratën zyrtare, SHBA vlerëson punën e kryeprokurorit në largim Altin Dumani, duke theksuar se integriteti dhe vendosmëria e tij në luftën kundër krimit të organizuar kanë forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kanë kontribuar në rritjen e sigurisë përballë kërcënimeve ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara shprehen se presin të vijojnë partneritetin e ngushtë edhe me drejtuesin e sapozgjedhur të SPAK-ut, Klodian Braho, duke nënvizuar mbështetjen për misionin e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.


