Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvillon takim pune me Kryetarin e Komunës së Vevçanit

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, zhvilloi një takim pune me Kryetarin e Komunës së Vevçanit, ku u diskutuan çështje me interes të përbashkët dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkomunal, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.

 

Gjatë bisedimeve u theksua domosdoshmëria e gjetjes së zgjidhjeve të koordinuara për menaxhimin e strehimores së qenve endacakë, si dhe për adresimin afatgjatë të problemit të deponisë rajonale. Të dy kryetarët u shprehën të gatshëm të ndërmarrin hapa konkretë dhe të krijojnë mekanizma të përbashkët për menaxhimin efikas të këtyre çështjeve që prekin drejtpërdrejt komunitetin.

Përmes bashkëpunimit institucional, objektivi i përbashkët mbetet përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe forcimi i zhvillimit të qëndrueshëm në zonë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT