Atalanta humbet Berat Gjimshitit për tre javë pas dëmtimit

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti, do të mungojë për të paktën tre javë pas dëmtimit të pësuar në pjesën e dytë të ndeshjes së kampionatit italian kundër Cagliarit të shtunën e kaluar.

 

Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka një këputje të shkallës së parë në muskulin biceps femoris të këmbës së djathtë, që e detyron të qëndrojë jashtë fushës për një periudhë rikuperimi.

Si pasojë, Gjimshiti do të humbasë ndeshjet e radhës kundër Genoas dhe Interit më 21 dhe 28 dhjetor, si dhe përballjet me Romën dhe Bolonjën më 3 dhe 7 janar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT