Njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami duke folur për ndryshimet kushtetuese ka thënë se nevojitet përkrahje nga Brukseli dhe Uashingtoni për t’I zgjidhur problemet e mbetura bilaterale me Bullgarinë për të ecur procesi përpara.
Në intervistën për Alsat- M, Kasami ka thënë se procesi eurointegrues është një proces I dyanshëm që varet si nga Shkupi ashtu edhe Brukseli e që është një fakt I pamohueshëm.
“Ndryshimet kushtetuese patjetër varen nga partia e cila ka mbi 40 deputetë, në këtë rast kjo është VMRO-DPMNE që ka mbi 40 deputetë dhe derisa ndryshimet kushtetuese kërkojnë dy të tretat, mund të thuhet se varen nga ajo. Për mua nuk është ndonjë risi, sepse Maqedonia e Veriut ka pritur me dekada derisa ka arritur në këtë nivel”, ka thënë Kasami.
Shton se takohen me kryeministrin Mickoski, kanë komunikim të rregullt ku I bisedojnë këto çështje si partner koalicioni.
“Në takimin e fundit e kemi biseduar hapur këtë çështje dhe kemi arritur në konkluzion se nuk është vetëm interes dhe gatishmëri ekskluzive e njërës anë, është interes I dyanshëm integrimi në BE I kësaj pjese të mbetur të Ballkanit, e kemi biseduar edhe rastin që është shumë më ndryshe se situata e Maqedonisë së Veriut siç është rasti I Shqipërisë e cila nuk ka ndonjë çështje të hapur me ndonjë shtet fqinj”, ka thënë Kasami.


