Qeveria e Malit të Zi uli akcizat për karburantet

Në këtë mënyrë, pushteti siguron se çmimi i karburanteve, në vend se të rritet për 22 eurocentë për benzinën dhe 33 eurocentë për dizelin, do të pësojë vetëm një rritje simbolike prej katër deri në gjashtë eurocentë.

 

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim që përkohësisht të ulë akcizat për eurodizelin për 50 për qind, ndërsa për dy llojet e benzinës për 25 për qind. Shuma e reduktuar e akcizës do të hyjë në fuqi nga mesnata e së hënës, kur pritet të bëhet rregullimi i radhës.

Në këtë mënyrë, autoritetet pohojnë se çmimi i karburanteve do të rritet vetëm simbolikisht për katër deri në gjashtë centë, në vend të rritjes së parashikuar prej 22 centësh për benzinën dhe 33 centësh për dizelin.

Sidoqoftë, kompanitë e naftës janë të kënaqura që qeveria pranoi një pjesë të masave që ata propozuan dy javë më parë për uljen e akcizave dhe ndryshimin e rregullores për harmonizimin e çmimeve çdo shtatë ditë, në vend të çdo 14 ditësh siç ishte më parë. Kalimi në llogaritje javore do të thotë që çmimet vendase të shitjes me pakicë do të harmonizohen më shpejt me çmimet e bursës, kështu që një rritje e re do të jetë e mundur që nga 30 marsi.

Sipas të dhënave të djeshme nga bursa, çmimi i dizelit të hënën duhej të rritej për 33 centë, përkatësisht nga 1.50 në 1.83 euro, ndërsa Eurosuper 98 nga 1.50 në 1.72 dhe Eurosuper 95 nga 1.47 në 1.69 euro, raportuan mediat malazeze.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT