Një delegacion ukrainas ka mbërritur në Miami, Florida, ku sot do të zhvillohen bisedime bilaterale me përfaqësues të SHBA-së.
Në përbërje të delegacionit ukrainas janë Sekretari i Këshillit për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje të Ukrainës, Rustem Umerov, shefi i administratës presidenciale Kyrylo Budanov, zëvendësi i tij Serhiy Kyslytsya, si dhe kryetari i grupit parlamentar të partisë “Shërbëtori i Popullit” të presidentit Volodymyr Zelensky, David Arakhamia.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësohen nga përfaqësuesi special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner.
Delegacioni politik ukrainas u nis drejt SHBA-së për të diskutuar marrëveshjet e sigurisë, veçanërisht mbrojtjen ajrore dhe përfundimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Presidenti Zelensky theksoi se takimi ukrainas-amerikan i sotëm do të fokusohet në përgatitjet për bisedimet e ardhshme trilaterale, sanksionet kundër Rusisë, si dhe në punën për marrëveshjet midis Ukrainës dhe SHBA-së lidhur me sigurinë dhe rindërtimin.
Delegacioni ukrainas mund të ngrejë gjithashtu çështjen e nënshkrimit të një marrëveshjeje me SHBA-në për prodhimin e dronëve, njoftuan mediat ukrainase.


