Çmimet e karburanteve në rritje – këto vende fqinje vendosën kufizime!

Çmimet e karburanteve në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci vazhdojnë të rriten për shkak të krizës globale të naftës, pavarësisht kufizimeve të vendosura dhe kontrolleve të shtuara inspektuese.

 

BeH, çmimi i naftës (dizelit) arrin rreth 3.30 KM (1.60 euro) për litër, benzina 2.79 KM (1.36 euro), ndërsa gazi 1.49 KM (72.39 cent) për litër.

Kroaci, euro-dizeli kushton 1.55 euro, euro-super 1.50 euro, ndërsa nafta “e gjelbër” (për bujqësinë) 89 cent për litër.

Mediat raportojnë për kërcim të çmimeve dhe rritje të mosrespektimit të marzheve të lejuara në pikat e karburantit, gjë që ka rezultuar me kontrolle më të rrepta inspektuese. Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se nëse konfliktet në Lindjen e Mesme nuk përfundojnë deri në prill, çmimi i një fuçie nafte mund të kalojë 180 dollarë, që do të thoshte se në BeH një litër dizel do të arrinte në 2 euro.

Federatën e BeH, tashmë është në fuqi kufizimi i marzheve të karburanteve, gjë që parandalon rritjen e pavarur të çmimeve nga ana e shpërndarësve, megjithëse janë regjistruar raste të rritjes së pajustifikuar. Në Republikën Srpska, kufizimi i çmimeve është vendosur së fundmi, ndërsa kryeministri Savo Miniq njoftoi kontrolle më të rrepta.

Kroaci, është vendosur një kufizim për mbushjen me naftë “të gjelbër” për fermerët – më së shumti 250 litër, gjë që po shkakton pakënaqësi tek bujqit në fillim të korrjeve. Përveç kësaj, shënohet edhe rritje e çmimeve të ushqimeve.

Qeveria kroate miratoi masa për çmimet maksimale të karburanteve dhe vendosi një sistem llogaritjeje dyjavor, ku çmimet ndryshojnë çdo dy javë, ashtu siç ishte gjatë pandemisë së koronavirusit. Mediat gjithashtu theksojnë se në Kroaci vërehet mbyllja e furnizuesve më të vegjël të naftës dhe energjisë, pasi në kushtet e krizës botërore biznesi i tyre po bëhet joprofitabil.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT