Tare konfirmon rinovimin: Luka Modriç dhe Milani gati për kontratën e re

MILANO – Drejtori i Milanit, Igli Tare, ka dhënë lajmin e madh që prisnin të gjithë tifozët kuqezinj: Luka Modriç është fare pranë zyrtarizimit të qëndrimit në “San Siro” edhe për sezonin e ardhshëm. Përpara sfidës kundër Lacios, Tare sqaroi se procesi i rinovimit do të jetë një formalitet, pasi vullneti i të dyja palëve është i qartë.

 

“Një gjë është e sigurt, që ai e dashuron Milanin dhe ne e dashurojmë atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë, kontrata është gati pasi ekziston opsioni për sezonin e ardhshëm,” deklaroi Tare. Mesfushori kroat, i cili pavarësisht moshës është shndërruar në motorin e lojës së Milanit, e sheh veten si pjesë integrale të projektit kuqezi edhe për vitin 2027.

Modriç ka treguar një formë të jashtëzakonshme në Serinë A, duke u kthyer në liderin e padiskutueshëm të mesfushës. Me këtë konfirmim nga Igli Tare, Milani siguron eksperiencën dhe cilësinë e kroatit, duke i dhënë vazhdimësi rrugëtimit të tyre drejt majave të futbollit italian dhe evropian.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT