Hoxhaj paralajmëron krizë të thellë: Kosova po rrëshqet drejt kaosit dhe anarkisë

PRISHTINË – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka lëshuar një alarm kritik për situatën politike në vend, duke paralajmëruar se Kosova po hyn në një fazë të rrezikshme të paralizës institucionale. Përmes një reagimi të ashpër, ish-ministri i Jashtëm theksoi se vendi rrezikon destabilizimin e rendit politik dhe humbjen e mbështetjes ndërkombëtare.

 

“Vitin e kaluar e mbyllëm pa një Kuvend me funksion të plotë dhe pa një Qeveri me mandat demokratik. Pas dy javësh rrezikojmë të mbetemi edhe pa një President legjitim”, ka shkruar Hoxhaj, duke vënë në dukje se institucionet po bien njëra pas tjetrës. Sipas tij, interesat shtetërore po sakrifikohen për “ego të vogla politike” dhe ambicie personale të udhëheqësve aktualë.

Hoxhaj kritikoi qeverinë për lojë me shtetin në një kohë sfidash globale, duke thënë se Kosova po shndërrohet në një vend pa rend fare. Ai përfundoi duke deklaruar se historia nuk fal dhe se pa institucione funksionale e pa besimin e aleatëve, Kosova rrezikon të mbetet jashtë skenës ndërkombëtare dhe të humbasë mundësitë strategjike për integrim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT