Rama për raportet Prishtinë-Uashington: Albin Kurti nuk është në pozicion komod me ShBA-në

TIRANË – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me marrëdhëniet e homologut të tij kosovar, Albin Kurti, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë një interviste, ku ka folur edhe për procesin në Hagë, Rama e ka cilësuar si “jo komod” pozicionin e Kurtit në raport me partnerin kryesor strategjik.

 

Rama u shpreh se nuk e ka diskutuar me Kurtin temën e mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë, por dha një interpretim interesant për qëndrimin e tij: “Besoj që ai nuk ka dashur të ekspozohet si person që po rrotullon thikën ndaj sistemit ndërkombëtar… Nuk e kam folë ndonjëherë.”

Duke u ndalur te raportet me Uashingtonin, Rama theksoi: “Pozicioni i tij me Shtetet e Bashkuara nuk është një pozicion komod. Nuk e di sa kanë dhënë ata, me siguri më shumë se ne. Ne kemi ndihmuar më shumë.” Kjo deklaratë vjen pas një periudhe tensionesh diplomatike dhe mospërputhjesh në qëndrime mes qeverisë së Kosovës dhe administratave amerikane lidhur me dialogun me Serbinë dhe situatën në veri të Kosovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT