Ndryshime në Byronë për Metrologji: Emërohet Shaban Nuredini

SHKUP – 10 shkurt 2026 | Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e mbajtur ditën e sotme, ka miratuar ndryshime në udhëheqësinë e Byrosë për Metrologji. Sipas vendimit zyrtar, është shkarkuar drejtori i deritanishëm, Sedat Rushani.

 

Në vend të tij, drejtor i ri i këtij institucioni është emëruar Shaban Nuredini. Ky i fundit vjen nga radhët e Lëvizjes BESA, ndërsa emërimi i tij pason lëvizjet kadrovike që po ndërmerr koalicioni VLEN në kuadër të ndarjes së përgjegjësive nëpër dikasteret dhe drejtoritë shtetërore.

Byroja për Metrologji është institucion kyç në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, përgjegjës për kontrollin e matjeve, standardizimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve përmes certifikimit të pajisjeve matëse.

Vendimi për këtë ndryshim kadrovik hyn në fuqi menjëherë pas miratimit në seancën qeveritare.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT