Qeveria miratoi Propozim-ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë

Qeveria, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, ka përcaktuar tekstin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë. Ky ligj përfaqëson një hap domethënës drejt forcimit të pavarësisë, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit të prokurorisë publike.

 

Ndryshimet kryesore në Propozim-ligjin:

  • Shkarkimi i udhëheqësisë: Rregullohet në mënyrë të detajuar procedura për shkarkimin e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të Këshillit. Kjo procedurë do të iniciohet mbi bazën e një kërkese të arsyetuar nga të paktën katër anëtarë të Këshillit.

  • Roli në përzgjedhjen e Prokurorit Publik: Fuqizohet roli i Këshillit në procedurën për zgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë edhe mundësinë e parashtrimit të iniciativës për shkarkim deri te Kuvendi.

  • Transparencë e shtuar: Punë e Këshillit do të jetë më transparente përmes publikimit të procedurës disiplinore të shkallës së dytë. Janë përcaktuar qartë përjashtimet për mbrojtjen e të dhënave personale, integritetin e palëve dhe interesat e tjerë legjitimë.

  • Kriteret për anëtarët: Futja e kritereve precize dhe të qarta për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit, të cilat garantojnë ekspertizë, përvojë dhe integritet, sipas shembullit të Ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor.

  • Procedurat për anëtarët: Rregullohet në mënyrë të detajuar procedura për shkarkimin e një anëtari të Këshillit, me afate të precizuara dhe kritere të qarta.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT