Zyrtare: Barcelona do të përballet me Atlético Madridin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Është përcaktuar kundërshtari i Barcelonës për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Shorti ka vendosur që “Blaugrana” të masë forcat me rivalin spanjoll, Atlético Madrid.

 

Sipas kalendarit zyrtar, ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 prill, ku Barcelona do të jetë pritëse në takimin e parë. Ndërkaq, ndeshja e kthimit është caktuar të luhet më 14 ose 15 të po atij muaji në Madrid.

Muaji prill pritet të jetë vendimtar për fatet e sezonit të të dyja skuadrave, pasi përveç dy përballjeve evropiane, Barcelona dhe Atlético Madrid do të ndeshen edhe në kuadër të La Ligës më datë 4 prill. Ky intensitet ndeshjesh vjen pas përplasjes së tyre të fundit në kuadër të Kupës së Mbretit, rezultat i cili mbetet ende i freskët në kujtesën e sportdashësve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT