Sot në Tetovë, Myftiu Selver Xhemaili organizon pritjen tradicionale të Fitër Bajramit

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, sot nga ora 12:30 deri në 15:00, Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, do të organizojë pritjen tradicionale për besimtarët dhe qytetarët.

 

Pritja do të zhvillohet në Qendrën për Shërbime Fetare dhe Sociale, ku të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë dhe të ndajnë gëzimin e kësaj feste.

Myftinia e BFI – Tetovë shpreh mirëseardhjen për të gjithë të pranishmit dhe uron që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, harmoni dhe begati në familjet tona.

Me respekt, Myftinia e BFI – Tetovë

TË NDRYSHME

TË FUNDIT