Rritet siguria në kopshtin “Breshia”: Njësia e Zjarrfikësve zhvillon stërvitje demonstruese në Dibër

DIBËR – Siguria e fëmijëve dhe e stafit në institucionet parashkollore mbetet një prioritet kyç për Komunën e Dibrës. Në këtë kuadër, në kopshtin IPKKF “BRESHIA” u zhvillua sot një aktivitet i rëndësishëm demonstrues nga Njësia e Zjarrfikësve – Dibër, me fokus përgatitjen dhe reagimin e shpejtë ndaj rreziqeve nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

 

Gjatë këtij trajnimi, edukatoret dhe stafi teknik i kopshtit patën mundësinë të ndiqnin nga afër udhëzimet e profesionistëve dhe të përfshiheshin aktivisht në përdorimin e pajisjeve për shuarjen e zjarrit. Ky ushtrim praktik shërbeu për të rritur ndërgjegjësimin mbi masat mbrojtëse dhe protokollet e sigurisë që duhen ndjekur në ambientet ku qëndrojnë fëmijët.

Përfaqësuesit e Komunës së Dibrës u shprehën se organizimi i aktiviteteve të tilla do të vijojë edhe në institucione të tjera arsimore, duke e konsideruar edukimin mbi sigurinë si një investim direkt për mbrojtjen e jetës dhe mirëqenien e brezave të rinj.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT