Tetovë, 20 prill 2026 – Komuna e Tetovës njofton qytetarët se gjatë ditës së nesërme, me datë 21 prill, do të nisë një fazë e re e punimeve infrastrukturore në lagjen Drenovec.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja do të përqendrohet tek rreth-rrotullimi i ri, përkatësisht në rrugën që lidhet me bulevardin “Bllagoja Toska”. Punimet do të përfshijnë:
-
Gryerjen e asfaltit të vjetër;
-
Përgatitjen e terrenit për shtrimin e shtresës së re të asfaltit.
Me qëllim që punimet të zhvillohen pa pengesa dhe në mënyrë sa më efikase, autoritetet komunale u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve që të shmanguin këtë aks rrugor gjatë kohës që kryhen ndërhyrjet.
Komuna e Tetovës kërkon mirëkuptimin e banorëve për këtë ndërhyrje të nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit.


