Rama i bën thirrje BE-së: Hiqni masat ndaj Kosovës dhe jepini statusin e kandidatit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përshëndetur dakordimin e Qeverisë së Kosovës me Bashkimin Evropian për lehtësimin e zbatimit të Ligjit për të Huajt. Rama theksoi se shpërbërja e strukturave paralele është një proces i vështirë, andaj ky koordinim midis Prishtinës dhe Brukselit është një hap i rëndësishëm pozitiv.

 

Përmes një reagimi publik, kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë thirrje BE-së që të tregojë guxim dhe të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Ai kërkoi gjithashtu që BE-ja të ecë përpara me shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat, duke nënvizuar se integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor nuk është bamirësi, por një fitore strategjike për vetë Evropën.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT