Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me Christos Marafatsos, ish-këshilltar për politika ekonomike dhe energji në administratën Trump, aktualisht pjesë e ekipeve të reja presidenciale amerikane të vitit 2025. Fokus i bisedës ishte forcimi i partneritetit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e investimeve strategjike, me theks të veçantë në sektorin e energjisë, si një shtyllë kryesore për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit. Mexhiti nënvizoi se projektet e përbashkëta me partnerët amerikanë mbeten mundësi jetike për rritjen e qëndrueshme të vendit dhe forcimin e lidhjeve strategjike me SHBA-të.


