Organizim shembullor i Umres nga Verona Travel – Tetovë

Agjensioni turistik Verona Travel – Tetovë, në bashkëpunim me imamët Enes Ef. Halili, Nuri Ef. Ganiji, Jetmir Ef. Sulejmani dhe Arsim Idrizi, realizoi me sukses organizimin e radhës të Umres, duke mundësuar për besimtarët një udhëtim të organizuar profesionalisht drejt vendeve të shenjta islame.

 

Për shkak të interesimit të madh, udhëtimi u realizua në dy grupe të veçanta. Grupi i parë i besimtarëve u nis më 25 mars, ndërsa grupi i dytë më 28 mars, nën shoqërimin dhe udhëzimin e imamëve gjatë gjithë qëndrimit në Mekë dhe Medinë, në një organizim të planifikuar në çdo detaj.

Besimtarëve iu sigurua transport i kompletuar, me aeroplan edhe me trenin e shpejtë për lëvizjet ndërmjet qyteteve të shenjta, duke garantuar rehati dhe efikasitet maksimal gjatë gjithë udhëtimit. Akomodim cilësor me hotele të vendosura pranë haremeve si në Mekë ashtu edhe në Medinë, dhe shërbim i kompletuar gjatë gjithë qëndrimit në vendet shenjta dhe realizim të ibadeteve në mënyrë sa më të qetë dhe komode.

Gjatë qëndrimit, pjesëmarrësit patën mbështetje të vazhdueshme organizative dhe fetare, ndërsa imamët shoqërues ofruan ligjërata, udhëzime dhe përkujdesje shpirtërore, duke e kthyer këtë udhëtim në një përjetim të veçantë fetar dhe njerëzor.

Nga Verona Travel theksouan se organizimet e Umres do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me synim ofrimin e shërbimeve profesionale dhe krijimin e kushteve sa më dinjitoze për besimtarët që dëshirojnë të vizitojnë vendet e shenjta islame.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT