Nga Italia në vendlindje: Grupçini i jep sot lamtumirën e fundit Hfz. Sheadin Ajrulit

GRUPÇIN, TETOVË – Një lajm i trishtë ka prekur sot banorët e fshatit Grupçin dhe më gjerë. Në moshë fare të re, është ndarë nga jeta Hfz. Sheadin ef. Ajruli, një personalitet i respektuar i kësaj zone.

 

I ndjeri Sheadin Ajruli ka lindur më 10 maj 1990 dhe vdekja e tij e parakohshme ka lënë në zi familjen, miqtë dhe bashkëfshatarët. Trupi i të ndjerit është sjellë nga Italia, ku ai jetonte dhe punonte, për t’u prehur në vendlindje.

Njoftimi i varrimit: Sipas njoftimit të lëshuar nga faqja zyrtare e fshatit Grupçin, lamtumira e fundit do t’i jepet sot, me datë 24 shkurt 2026. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në varrezat e fshatit Grupçin, menjëherë pas namazit të ikindisë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” – shkruhet në njoftimin e fshatit, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT