Lazim Destani: Kjo është “Shkëndija Evropiane” që ngrohu zemrat e tifozëve

Klubi i futbollit Shkëndija ka përmbyllur vitin më të suksesshëm në historinë e tij. Pas një pritjeje katërvjeçare, titulli kampion u rikthye sërish në Tetovë, duke shërbyer si trampolinë për një verë të paharrueshme në skenën ndërkombëtare.

 

Për herë të parë, ëndrra e kahmoçme e tifozëve dhe klubit u bë realitet: Shkëndija siguroi pjesëmarrjen në fazën kryesore të një kompeticioni evropian, duke u radhitur krah klubeve elitare të kontinentit.

Mesazhi i Lazim Destanit Presidenti i nderit, z. Lazim Destani, e cilësoi këtë arritje si një moment krenarie jo vetëm për klubin, por për të gjithë futbollin vendor.

”Ky është një sukses fantastik. Kjo është ‘Shkëndija Evropiane’ që ka ngrohur zemrat e ‘Ballistëve’ dhe dashamirëve të futbollit kudo,” u shpreh ai, duke vlerësuar punën dhe sakrificën e bërë.

Mirënjohje për protagonistët Ky sukses i jashtëzakonshëm i dedikohet lojtarëve, stafit teknik dhe administratës, por mbi të gjitha tifozëve besnikë, Ballistëve, të cilët ishin forca shtytëse në çdo ndeshje. Pas këtij rrugëtimi të mundimshëm por të ëmbël, skuadra tani nis pushimet për t’u rikthyer në vitin 2026 me objektiva edhe më të larta.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT