Konjufca: Nesër konstituohet Kuvendi, shpresojmë edhe në formimin e Qeverisë

PRISHTINË – 10 shkurt 2026 | Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se dita e nesërme pritet të jetë vendimtare për përmbylljen e procesit të konstituimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet.

 

Në një deklarim për mediat, Konjufca theksoi se përveç konstituimit të Kuvendit, beson dhe shpreson se po të mërkurën do të votohet edhe kabineti i ri qeveritar.

“Nesër, përveç konstituimit të Kuvendit, pret që do të bëhet edhe Qeveria,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se marrëveshjet politike janë drejt finalizimit.

Gjatë fjalës së tij, Konjufca u ndal edhe te respektimi i kornizës ligjore dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke kujtuar se Lëvizja Vetëvendosje i është bindur gjithmonë interpretimeve të këtij organi, edhe kur ato nuk kanë qenë në favor të tyre, si rasti i vitit 2014.

“Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushtetuese, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të saj,” shtoi Konjufca, duke rikonfirmuar qëndrimin e partisë për të ndjekur rrugën kushtetuese në procesin e marrjes së pushtetit.

Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë pritet të shënojnë fundin e ngërçit politik dhe nisjen e mandatit të ri qeverisës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT