TEARCË – Komuna e Tearcës ka njoftuar të gjithë banorët e saj se Njësia Kundër Zjarrit është në gjendje gatishmërie të plotë për çdo situatë emergjente. Përmes një komunikate zyrtare, komuna ka vënë në dispozicion numrin e kontaktit për ndërhyrje të shpejta.
Të gjithë qytetarët që ballafaqohen me raste zjarri apo emergjenca që kërkojnë ndihmën e zjarrfikësve, duhet të kontaktojnë menjëherë në numrin:
+389 76 277 092
Udhëzime për qytetarët:
Për të siguruar një ndërhyrje sa më efikase dhe për të kursyer kohë gjatë rasteve kritike, autoritetet komunale kërkojnë nga qytetarët që gjatë thirrjes:
-
Të japin adresën e saktë të vendndodhjes.
-
Të përshkruajnë qartë situatën dhe llojin e rrezikut.
“Bashkëpunimi i qytetarëve është esencial për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pronës e jetës në komunën tonë,” thuhet në njoftimin e Komunës së Tearcës.


