Kalendar i ngjeshur për Shkëndijën: Evropa shtyn Kupën, ja orari i ri i kampionatit

KF Shkëndija po hyn në një fazë vendimtare të sezonit, ku përveç luftës për kreun e tabelës në RMV, vëmendja kryesore është përqendruar në suksesin historik në UEFA Conference League. Për shkak të ndeshjes kthyese të play-off-it kundër Samsunsporit të Turqisë (më 26 shkurt), kalendari vendor ka pësuar ndryshime, siç transmeton Kohanews.

 

Shtyhet sfida e Kupës me Strugën Ndeshja çerekfinale e Kupës së Maqedonisë kundër Struga Trim&Lum, e cila duhej të luhej këtë të mërkurë, është shtyrë zyrtarisht për datën 18 mars (ora 14:30) në Strugë. Ky vendim u mor për t’i dhënë mundësi kuqezinjve të Tetovës që të jenë maksimalisht të fokusuar në sfidën evropiane.

Orari i tri xhirove të ardhshme në kampionat: Përveç Kupës, Federata ka caktuar edhe oraret e tri ndeshjeve të radhës në Ligën e Parë, ku Shkëndijën e pret një ritëm i lartë çdo tri ditë:

  • 2 mars (14:00): Shkëndija vs Pelisteri (Tetovë) – Xhiroja e 20-të

  • 5 mars (14:00): Vardari vs Shkëndija (Shkup) – Xhiroja e 21-të

  • 9 mars (14:00): Shkëndija vs AP Brera (Tetovë) – Xhiroja e 22-të

Tifozët tetovarë “Ballistët” priten të jenë mbështetja kryesore në këtë seri ndeshjesh që mund të përcaktojnë fatin e titullit kampion dhe rrugëtimin në kupë.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT