Ministria, në bashkëpunim me Komunën e Debërcës, hap këtë debat për qytetarët, përfaqësuesit e sektorit civil, ekspertët dhe mediat, duke i ftuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë mbi Projektligjin për shpalljen e Belçishko Bllato si zonë e mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës.
Debati publik përfaqëson një hap të rëndësishëm në procesin e vendimmarrjes transparente dhe në mbrojtjen afatgjatë të pasurive natyrore të vendit tonë. Ngjarja është caktuar për më 7 prill 2026 (e martë), nga ora 11:00 deri në 13:15, në sallën e mbledhjeve në Komunën e Debërcës.
Teksti i Projektligjit është tashmë i qasshëm për publikun dhe mund të shqyrtohet në Regjistrin e vetëm nacional elektronik të rregulloreve (ENER): www.ener.gov.mk, si dhe në faqen zyrtare të Ministrisë: www.moepp.gov.mk.


