Këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu ka lançuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili vjen si një homazh për figurat e larta të historisë sonë kombëtare, transmeton KohaNews.
Kënga me titull “Lavdi për Hakifin” është një dedikim prekës për heroin e kombit, Hakif Zejnullahu. Përmes këtij arti, Fejzullahu ka zgjedhur të nderojë kujtimin dhe sakrificën e heroit që u bë dritë për lirinë e Kosovës.
Kujtojmë se heroi Hakif Zejnullahu, së bashku me komandantin Zahir Pajaziti dhe Edmond Hoxhën, ranë heroikisht pas një ballafaqimi me forcat e policisë serbe më 31 janar 1997, në Pestovë të Vushtrrisë. Ky akt heroik mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme që i parapriu luftës çlirimtare në Kosovë.
Projekti tashmë është i disponueshëm për publikun, duke u vlerësuar lart për emocionin dhe mesazhin atdhetar që përcjell.
/ KOHANEWS


