E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, së bashku me ambasadorin holandez, Reinout Vos, kanë vizituar javën e kaluar Fushën e Gazit në Delvinë. Qëllimi i kësaj vizite ishte eksplorimi i mundësive për bashkëpunim dhe investime në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA Përmes një mesazhi zyrtar, Ambasada e SHBA-së theksoi se nën drejtimin e Presidentit Trump, po nxhitet një epokë e re e rritjes së prodhimit energjetik amerikan, e cila synon të forcojë sigurinë energjetike në nivel global përmes investimeve strategjike.
“Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, diplomatët vizituan Delvinën për të parë nga afër potencialin që ofron ky sektor në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e ambasadës.
Rëndësia e Fushës së Delvinës Fusha e gazit në Delvinë konsiderohet si një nga pikat më premtuese për nxjerrjen e hidrokarbureve në jug të Shqipërisë. Interesi amerikan dhe holandez tregon se Shqipëria mund të luajë një rol kyç në diversifikimin e burimeve të energjisë për rajonin, sidomos në kushtet e paqëndrueshmërisë së tregjeve globale.


