Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi në emisionin “Click plus” në TV21 ka folur për aleatët e BDI-së të cilat ai i ka quajtur artificiale. Ai tha se të gjithë janë duke u spostuar nga BDI, ndërsa edhe Arben Taravari është asaj rruge.
“Kështu ka ndodhë me aleatët e BDI-së, e shihni se nga ajo aleancë artificiale, të gjithë janë duke u spostuar, duke kërcyer nga anija, si Kurto Dudushi, si Menduh Thaçi, Zijadin Sela edhe Arben Taravari është në atë rrugë”, ka thënë Azizi.
“Aliut do t’i mbetet Xhelil Bajrami, Zejdi që nuk ka ku shkon ose ai tjetri që u katapultua si Arijanit Hoxha dhe kështu do zhvillohet kjo ngjarje. Ne po flasim për një subjekt parimor që është VLEN dhe nuk ka pse bën jarani dhe bashkëpunim me BDI-në”, ka theksuar deputeti Azizi.


