Azizi: Izeti e Bilalli, dy frontmenët e jashtëzakonshëm, BDI drejt vetshkatërrimit

Deputeti nga koalicioni VLEN, Adnan Azizi lidhur me anketën e fundit ku VLEN doli para BDI-së tha se përgjigja më e mirë e kësaj janë kontaktet me qytetarët në terren.

 

 

“E njëjta agjenci gjatë zgjedhjeve na nxirrte neve se do të fitojmë vetëm 3 komuna. Në Tetovë thonin se herë kemi 200 vota herë 400 me BDI-në, pra shumë afër… Por, përgjigja ime janë kontaktet me njerëzit që kam në terren. Si shef shtabi, kam qenë decid se i fitojmë 10 komuna dhe doli ai rezultat. Kam thënë se në Tetovë nëse nuk fiton Bilalli me 5 mijë vota diferencë, nuk do të merrem politikë, në Çair i bindur kam qenë se fiton Izeti, kjo ka qenë më shumë se e vërtetë. Anketat e mia që janë reale është se Bilali me Aliun janë të barabartë në anketë”, ka thënë Azizi në emisionin “Click Plus” në TV21.

 

Sipas tij, kjo duhet të vërtetohet me vota, sepse kemi fatin e mirë që dy kryetarët e VLEN-it kanë qenë frontemenët, i kanë prirë kësaj gare dhe kanë dalë me rezultat të jashtëzakonshëm si Bilalli ashtu edhe Izeti”, ka thënë Azizi.

 

Sipas deputetit Azizi, nëse sot mbahen zgjedhjet parlamentare, VLEN do të dalë me rezultat bindshëm të thellë se ato paraprake.

 

“BDI është drejt vetshkatërrimit. Jam shumë i bindur se nëse do ketë zgjedhje mbahen nesër, do të jetë njëjtë si zgjedhjet lokale, 2 me 1 në favor të VLEN-it”, tha Azizi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT