Ambasada e SHBA-së: Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e re të Kosovës pas zgjedhjeve

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit do të punojë ngushtë me Qeverinë e re të Kosovës për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë rinisjen e Dialogut Strategjik mbi mbrojtjen, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik.

 

Ky qëndrim vjen pas pezullimit të Dialogut në shtator, për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë që ishin perceptuar si të njëanshme. SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, me mbështetje mbi 2 miliardë dollarë që nga viti 1998, dhe synon të forcojë raportet me autoritetet e reja qeveritare.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT