Pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, bashkëshortja e tij, Selvija, ka ndarë me publikun një dedikim thellësisht emocional në rrjetet sociale, shkruan Raporto24.
Permes një shkrimi të gjatë në gjuhën angleze, ajo ka shprehur dhimbjen e humbjes dhe boshllëkun e madh që ka lënë largimi i tijNë mesazhin e saj, Selvija e përshkruan ndarjen si një “lamtumirë” që nuk ishte kurrë gati ta thoshte, duke treguar se mungesa e Shpatit është kthyer në një kapitull të pashmangshëm të jetës së saj. Ajo rrëfen se kujtimet e përbashkëta vazhdojnë ta shoqërojnë çdo ditë, duke u bërë njëkohësisht burim dhimbjeje dhe force.
“Edhe pse dhemb, edhe pse kjo mungesë më ndjek si hije, e di se do të të zgjidhja përsëri – çdo version tënd, çdo moment”, shkruan ajo, duke theksuar se dashuria e tyre mbetet e pandryshuar pavarësisht ndarjes fizike.


