Nexhat Daci do të varroset nesër me ceremoni shtetërore, vajza e tij publikon agjendën

Prishtinë, 01 janar 2026 – Familja e akademikut tashmë të ndjerë, Nexhat Daci, ka njoftuar detajet për ceremoninë mortore që do të mbahet nesër, më 2 janar 2026. Sipas njoftimit, ish-kryeparlamentari i parë i Kosovës do të përcillet për në banesën e fundit me nderime të larta shtetërore.

 

Përmes një mesazhi prekës, vajza e tij dhe familja njoftuan humbjen e njeriut të tyre të dashur:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot ka ndërruar jetë baba ynë, Nexhat Daci. Babin do ta kujtojmë gjithmonë për përkushtimin, urtësinë dhe kontributin e tij të çmuar ndaj familjes, shoqërisë dhe vendit, duke lënë pas një trashëgimi të respektit dhe dinjitetit që do të mbetet e paharruar.”

Agjenda zyrtare e ceremonisë për datën 02.01.2026:

  • 09:00 – 11:45: Homazhe në Hollin e Kuvendit të Kosovës.

  • 12:00 – 12:45: Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.

  • 13:40 – 14:20: Varrimi me nderime shtetërore në Varrezat e Dragodanit (Prishtinë).

Familja Daci ka shprehur falënderime për të gjithë qytetarët dhe miqtë që kanë ndarë dhimbjen me ta përmes ngushëllimeve në këto momente zie.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT