Klisman Cake me ofertë milionëshe nga Rusia! Shkëndija arkëton miliona nga suksesi në Evropë

TETOVË, 28 Dhjetor 2025 – Merkatoja e dimrit pritet të jetë jashtëzakonisht interesante te Shkëndija. Pas një viti fenomenal 2025, ku kuqezinjtë fituan titullin e pestë kampion dhe shkëlqyen në Evropë duke arritur deri në fazën e 1/16-tave të Ligës së Konferencës, pothuajse çdo lojtar ka oferta nga klubet evropiane.

 

Cake drejt Rusisë për 1 milion euro Më afër largimit është zëvendëskapiteni Klisman Cake. Sipas informacioneve tona, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka marrë një “mega-ofertë” nga Rusia: 1 milion euro për tri vite (apo 350,000 euro në sezon). Shkëndija nuk do t’i hapë probleme, duke qenë se Cake ka qenë korrekt me klubin. Duke parë që kontrata e tij skadon në qershor, ky transferim do t’i sillte Shkëndijës rreth 200,000 deri në 250,000 euro dëmshpërblim.

Largime të tjera dhe interesimi për talentet

  • Fabrice Tamba: Sulmuesi nga Senegali është pothuajse i larguar. Ndonëse një ofertë prej 800,000 eurosh dështoi së fundmi, ka oferta të tjera të ngjashme që klubi dhe lojtari pritet t’i pranojnë.

  • Imran Fetai: Për mbrojtësin e ri premtues, Shkëndija kërkon jo më pak se 1 milion euro.

  • Oferta ka edhe për portierin Babacar Gaye dhe Ronaldo Webster, por klubi ka dhënë “dritën jeshile” për largim momentalisht vetëm për Cake dhe Tamba.

Përforcime dhe një “Bombë” në horizont Shkëndija nuk po mendon vetëm për shitjet. Sulmuesi i Brerës, Fahd Ndzengue, tashmë ka arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Por surpriza e vërtetë mbetet një emër që po mbahet sekret. Flitet për një “bombë” në merkato që do të shkaktojë shok te rivalët dhe eufori te tifozët “Ballistët”.

Futbolli si biznes Me rreth 6 milionë euro të fituara vetëm nga performanca në Evropë këtë sezon, Shkëndija po tregon se futbolli në Maqedoninë e Veriut mund të jetë një biznes i madh dhe i suksesshëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT