Izet Mexhiti paralajmëron: Zijadin Sela dhe Aleanca do t’i bashkohen VLEN-it dhe Qeverisë

SHKUP – Zëvendëskryeministri i parë dhe një nga krerët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, në emisionin “Rishtazi” të gazetës KOHA, ka deklaruar se Zijadin Sela pritet t’i bashkohet koalicionit VLEN dhe të përfshihet në qeverisje.

 

Sipas Mexhitit, pas largimit nga Fronti Europian (të udhëhequr nga BDI), Aleanca për Shqiptarët e Selës nuk mund të qëndrojë në pozicion neutral.

Deklarata e Mexhitit: “Në politikë nuk ka pozicion neutral – ose je në pushtet, ose në opozitë. Mendoj se ata e kanë kuptuar se atje [në Frontin Europian] kanë humbur kohë. Me kalimin e kohës do t’i bashkohen VLEN-it. Nuk ka bisedime zyrtare ende, por duke njohur rrethanat politike, përderisa ai largohet nga atje, nuk ka rrugë të mesme. Ai nuk mund t’i lejojë vetes të mbetet jashtë Parlamentit.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT