Sot u shënua 31-vjetori i themelimit të Universitetit të Tetovës, me një ceremoni solemne ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, akademikë dhe personalitete të shquara.
Një moment i veçantë i ceremonisë ishte shpallja e Prof. Dr. Rexhep Meidanit “Doctor Honoris Causa”, duke vlerësuar kontributin e tij akademik dhe shoqëror.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe zëvendës-kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, duke treguar mbështetje për zhvillimin dhe fuqizimin e institucionit.
Universiteti i Tetovës vazhdon të jetë një simbol i identitetit dhe qëndresës kombëtare, si dhe një pikë referimi për arsimin dhe kulturën në rajon.


