Rruga Bozovcë–Brodec aktualisht është e mbuluar nga ngricat, duke e bërë qarkullimin e automjeteve shumë të rrezikshëm. Për shkak të akullit, veturat po rrëshqasin vazhdimisht, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e qytetarëve dhe duke shtuar mundësinë e aksidenteve.
Kjo rrugë përdoret çdo ditë nga banorët e zonës për të shkuar në punë, shkollë dhe për nevoja të tjera jetike, prandaj ndërhyrja e menjëhershme nga institucionet përkatëse është e domosdoshme.
I bëjmë apel Komunës së Tetovës dhe shërbimeve kompetente që të ndërhyjnë me hedhje kripe dhe të sigurojnë qarkullim të sigurt në këtë segment rrugor. Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet, dhe ndërhyrjet e shpejta mund të parandalojnë aksidente të mundshme.
Ksaj radhe vetë hodhëm krypë, por ditët në vazhdim shpresojmë që komuna të kujdeset për mirëmbajtjen e rrugës dhe sigurimin e qytetarëve.


