Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së – Dega Tetovë. Me votë unanime, për kryetar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh z. Visar Palloshi.
Kuvendi zgjodhi gjithashtu Kryesinë e Degës së Tetovës, e përbërë nga 19 anëtarë, si dhe nënkryetarët dhe sekretarin e degës.
Për sekretar të Degës së PDSH-së Tetovë u zgjodh Zija Farizi, ndërsa për nënkryetarë u zgjodhën: Fatmir Tresi, Fatime Isai, Ejup Shabani dhe Agron Mustafi.




