Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Faton Thaçi, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku shihen së bashku Fatmir Limaj, Ali Ahmeti, Idriz Thaçi dhe Hysni Gucati, gjatë qëndrimit të tyre në Shkup.
Në postimin e tij, Thaçi ka theksuar se kjo prani e përbashkët përfaqëson një qëndrim të përbashkët përballë padrejtësive dhe në mbrojtje të çlirimtarëve, duke i cilësuar jo thjesht si individë, por si simbol të lirisë kolektive.
“Bashkë, në Shkupin e Iliridës, aty ku historia nuk u shkrua me fjalë, por me sakrificë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


