Autoritetet boliviane kanë arrestuar ish-presidentin Luis Arce në kuadër të një hetimi për korrupsion, vetëm një muaj pas inaugurimit të Presidentit konservator Rodrigo Paz, i cili i dha fund dy dekadave të qeverisjes socialiste. Zyrtari qeveritar Marco Antonio Oviedo deklaroi se Arce akuzohet për shkelje të detyrës dhe parregullsi financiare, të lidhura me përvetësim të fondeve publike gjatë kohës kur ai shërbente si ministër i ekonomisë në administratën e Evo Moralesit.
Njësia speciale kundër korrupsionit konfirmoi se Arce ndodhet në paraburgim në La Paz. Qeveria e re e paraqet arrestimin si dëshmi të vendosmërisë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta.
Ndërkohë, aleatët e Arce e konsiderojnë veprimin të motivuar politikisht, duke pretenduar se arrestimi synon eliminimin e kundërshtarëve të qeverisë së re.


