Nxënësit e Sllatinës dhe Neproshtenit vizitojnë Komunën e Tearcës, priten nga kryetari Memishi

TEARCË – Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka mirëpritur sot në një takim të veçantë nxënësit e shkollës qendrore “Eqrem Çabej” të Sllatinës, si dhe ata të shkollës periferike të fshatit Neproshten.

 

Vizita kishte për qëllim njohjen e nxënësve me funksionimin e pushtetit lokal, rolin e administratës komunale dhe përgjegjësitë që ky institucion ka ndaj qytetarëve. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i komunës shpjegoi rëndësinë e transparencës dhe shërbimit publik, duke u përgjigjur edhe në interesimet e të rinjve.

Kryetari Memishi u shpreh se takime të tilla janë jetike për formimin e brezave të rinj.

“Kënaqësi e veçantë të mirëprisja nxënësit tanë. Takime të tilla janë të rëndësishme për edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj mbi institucionet publike dhe rolin e tyre në shoqëri,” deklaroi Memishi.

Kjo vizitë edukative u vlerësua si një mundësi e mirë që nxënësit të shohin nga afër proceset vendimmarrëse në nivel lokal, duke nxitur kështu përfshirjen e tyre aktive si qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT