Merz: Tarifat e Trumpit mbi makinat shënjestrojnë mbarë Evropën, jo vetëm Gjermaninë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se paralajmërimi i Presidentit Donald Trump për rritjen e tarifave doganore ndaj makinave të importuara nga BE-ja është një mesazh për të gjithë bllokun evropian. Sipas Merz, Trumpi është i zhgënjyer nga vonesat e Bashkimit Evropian për të zyrtarizuar marrëveshjen e arritur në gusht të vitit 2025.

 

Ndërkohë që korniza e dakorduar parashikonte tarifa deri në 15%, dështimi i Parlamentit Evropian për të përmbushur kushtet ka bërë që Trump të paralajmërojë rritjen e tyre në 25% duke filluar nga java e ardhshme. Merz theksoi se SHBA-ja është gati për marrëveshje, por pala evropiane po vazhdon të vendosë kushte të reja, duke rrezikuar stabilitetin tregtar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT