Nehat Osmani emërohet udhëheqës i Agjencionit për Punësim në Tetovë

Nehat Osmani ka marrë detyrën e udhëheqësit të Agjencionit për Punësim në Tetovë. Në një njoftim publik, ai ka theksuar se këtë përgjegjësi do ta kryej me nder dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

 

Osmani ka shprehur mirënjohje për kryetarin Bilall Kasami dhe koalicionin VLEN për mbështetjen e dhënë, duke shtuar se ky hap është një mundësi për të kontribuar në zhvillimin e shërbimeve të punësimit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët e Tetovës.

Ai e ka mbyllur njoftimin me urimin: “Na priftë e mbara!”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT