Komuna e Tuzit dhuron 30 mijë euro për shërbime moderne fizioterapie

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka nënshkruar një kontratë donacioni me Shtëpinë e Shëndetit të Kryeqytetit, përkatësisht me drejtoreshën dr. Dragana Durkoviq. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tuzit.

 

Kontrata parasheh ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30.000 euro, të cilat do të përdoren për adaptimin dhe pajisjen e hapësirave për fizioterapi në objektin shëndetësor të Tuzit. Ky investim synon rritjen e cilësisë së trajtimeve rehabilituese dhe lehtësimin e qasjes së pacientëve në shërbime moderne, duke shmangur nevojën për udhëtime jashtë komunës.

Përfaqësuesit e të dy institucioneve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke nënvizuar se projekte të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe forcimin e sistemit shëndetësor lokal.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT