Haradinaj nderon figurën e Isuf Selmanajt: Një qëndresë e palëkundur për lirinë e atdheut

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së fundit për Isuf Selmanajn, vëllain e ish-deputetit Rasim Selmanaj. Përmes një mesazhi ngushëllimi, Haradinaj lartësoi figurën e të ndjerit, duke kujtuar dekadat e vështira të viteve ’80-të, kur baca Isuf nuk u përkul as nga burgosja e vëllezërve, por qëndroi si shtyllë e fortë e idealit kombëtar.

 

Haradinaj theksoi se familja Selmanaj mbetet një model i atdhedashurisë, e cila i dha përpjekjeve për liri gjithçka, përfshirë edhe gjakun e dy dëshmorëve. Sipas tij, angazhimi i kësaj familjeje në rrugën e vështirë drejt pavarësisë është një trashëgimi e vyer që do të kujtohet gjithmonë me nderime të larta.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT