Një mesazh plot emocion dhe mall ka përlotur ndjekësit e bashkëshortes së këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Selvija ka ndarë me publikun dhimbjen e saj për mungesën e partnerit në momente të rëndësishme familjare, duke shprehur vështirësinë e përballimit të përditshmërisë pa të.
Përmes një postimi ndier, ajo ka kujtuar se sa e rëndë është ndjesia e vetmisë, sidomos kur afrohen data festive që tradicionalisht festohen në rrethin e ngushtë familjar.
“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë,” shkruan Selvija mes emocionesh të forta, duke bërë të ditur se malli për Shpatin është i papërshkrueshëm.
Më tej, ajo ka përmendur edhe djalin e tyre, Roelin, duke theksuar se sa e vështirë është të festosh pa shtyllën e shtëpisë:
“Sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, ka përfunduar ajo.
Ky postim ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët i kanë dhënë forcë dhe kurajë në këtë periudhë të ndjeshme për familjen e tyre.


