Nis aksioni i gjerë për pastrimin dhe gjelbërimin e Spitalit të Dibrës

DIBËR – Me ardhjen e stinës së pranverës, Spitali i Përgjithshëm i Dibrës ka ndërmarrë një iniciativë të rëndësishme për transformimin e mjediseve të tij të jashtme. Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së drejtorit, m-r. Mersim Koleci, ka nisur një aksion i gjerë për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra që rrethojnë institucionin spitalor.

 

Ky projekt synon që përmes përmirësimit të infrastrukturës mjedisore, t’u ofrojë pacientëve, familjarëve të tyre dhe personelit mjekësor një ambient më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm. Sipas drejtuesve të spitalit, krijimi i një mjedisi të gjelbëruar dhe të mirëmbajtur ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve që marrin shërbime shëndetësore, duke theksuar se kujdesi për ambientin është një zgjatim i kujdesit për shëndetin publik.

Aksioni pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të rregullimit të të gjitha hapësirave të parashikuara në planin e mirëmbajtjes pranverore.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT