Princ Leka II dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë martesën në një ceremoni private

Princ Leka II i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me zonjushën Blerta Celibashi, në një ceremoni private që ruajti një karakter të lartë solemniteti. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Pallati Mbretëror, i cili publikoi edhe fotografitë e realizuara në Kështjellën Apponyi në Sllovaki. Përzgjedhja e këtij mjedisi historik, ish-rezidencë e familjes së Mbretëreshës Geraldinë, shërbeu si një akt simbolik për të nderuar trashëgiminë hungareze dhe origjinën e familjes mbretërore shqiptare.

 

Pas këtij celebrimi, bashkëshortja e Princit do të mbajë zyrtarisht titullin “Princeshë e Shqiptarëve” dhe do të mbajë mbiemrin e familjes, Zogu. Përmes komunikatës për shtyp, Familja Mbretërore u shpreh se ky hap i rëndësishëm në jetën e Princit Leka II është një lajm gëzimi për të gjithë kombit shqiptar dhe miqtë e tyre ndërkombëtarë. Ky kurorëzim shënon një kapitull të ri për Oborrin Mbretëror, duke bashkuar historinë e shkuar me të ardhmen e institucionit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT