Poloni-Shqipëri: Të hënën nis aplikimi për biletat e Play-Off-it të Botërorit

Tifozët kuqezi që dëshirojnë të ndjekin ndeshjen vendimtare Poloni-Shqipëri në Varshavë, mund të aplikojnë për bileta duke nisur nga dita e hënë përmes platformës t-Ticket. Duke qenë se numri i biletave është i kufizuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se përzgjedhja e fituesve do të bëhet përmes një shorti elektronik.

 

Procedura e aplikimit:

  • Regjistrimi: Çdo tifoz duhet të krijojë një llogari personale në platformën t-Ticket.

  • Kufizimi: Çdo aplikant ka të drejtë të aplikojë fiks për dy bileta.

  • Afati: Procesi i aplikimit do të qëndrojë i hapur për vetëm 48 orë.

  • Përzgjedhja: Pas mbylljes së aplikimeve, sistemi do të përzgjedhë fituesit në mënyrë rastësore.

Fituesit do të njoftohen me email dhe do të pajisen me një link të personalizuar për të kryer pagesën dhe për të marrë biletat elektronike. Ndeshja luhet më 26 mars, ora 20:45, në Varshavë. Në rast fitoreje, Shqipëria do të përballet në finalen e Play-Off-it me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi për një vend historik në Botërorin 2026.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT